Rolatë viçi në salcë domatesh

Rolatë viçi në sos të pasur domateje bën pjesë te ushqimet më të pasura italiane, nëse edhe ju dëshironi t’i provoni, po ju sjellim në recetë fenomenale.

Përbërësit e nevojshëm:

• 700 g mish viçi i prerë në copa të holla

• ½ filxhani magdanoz i prerë imët

• ½ filxhani parmezani të grirë ose ndonjë lloj 

djathi tjetër të freskët

• 2 lugë hudhra të grira imët


• Kripë, byber

• 6-10 feta proshute

• Vaj ulliri

Për sosin e domateve:

• Një thelb hudhre të kuqe

• Pak hudhër të bardhë

• 12 domate të freskëta

• 4 lugë vaj ulliri

• kripë

• bosilok të freskët

Nëse copat e mishit janë më të trasha, rrihini mirë ato me cekan kuzhine që të shtypen mirë dhe të mund t’I rrotulloni më lehtë. Le të jenë e shumta 5 mm të trasha.

Secilën copë lyejeni me vaj ulliri, pasta shtoni fetat e proshutës, djathë, hudhrat, kripën dhe byberin e zi. Mos e teproni me kripë, pasi edhe proshuta është mjaft e njelmët.

Rrotullojeni mirë mishin dhe lidheni me penj kuzhine ose mbyllini mirë me ndihmën e rrëmonjseve.

Rolatet e përgatitura fërgojini pak në tigan ku më parë keni vënë disa lugë vaj ulliri, mbajini vetëm pak sa të marrin ngjyrë dhe pastaj futini në sosin e domateve të cilin e keni përgatitur në këtë mënyrë:

Në një tigan të madh vini të ngrohet ca vaj ulliri, shtoni hudhrat e kuqe dhe të bardha dhe fërgojini 2-3 minuta, pastaj shtojini edhe domatet të cilat paraprakisht I keni qërruar dhe grirë, shtoni edhe kripë dhe lëreni të ziejë 15 minuta. Kullojeni sosin në kulluese dhe me ndihmën e lugës përpiquni t’I shtypni domatet që të kullohen mirë. Pjesën e mbetur kthejeni enë dhe zijeni edhe 5 minuta. Në fund shtojani edhe bosilokun.

Pasi t’i keni vendosur rrollatet e mishit të vicit në sosin e domateve, lërini të ziejnë në zjarr të dobët 1 orë e gjysmë, pas kësaj rrotullojini copat e mishit, lëreni të hapur enën dhe lejoni që edhe një orë të ziejë derisa sosi të trashet mirë

Regjistrohu për Recetat më të fundit


0 commenti:

Posta un commento