Shishqebap me mish dhe perime


Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, (këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.


Përgatitja e Shishqebapit


Si fillim presim mishin e derrit në copa të vogla kubike. I vendosim në enë qelqi dhe i hedhim pak vaj ulliri, pak piper dhe gjethen e dafinës. I përziejmë mirë në mënyrë që gjithë mishi të marrë vajin dhe mbulojmë me qese. E lemë të marinohet përreth 1 orë.

Marrim perimet dhe i lajmë. Presim kungujt në feta pak të trasha, presim gjithashtu edhe specat në copa. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me salsiçen.

Fillojmë e përgatisim shishqebapin. Shkojmë në fillim mishin në shufrat e drurit ose ato metalike. pastaj vazhdojmë me një degëz rozmarine, një copë kungulli, një copë salsiçe, një copë spec e kështu me radhë duke i alternuar të gjithë përbërësit.

Pasi i kemi përfunduar të gjithë përbërësit, i hedhim shishqebapit sipër pak kripë e pak rigon. Vendosim shishqebapin të piqet në skarë të nxehtë ose në prush.

Përgatitja: 20 minuta

Gatimi: 30 minuta (për 6 persona)

Regjistrohu për Recetat më të fundit


1 commenti:

  1. Iron/Iron/Titanium Parts - Titanium-Arts
    Iron/Titanium 토토 사이트 Parts - Titanium-Arts. Contact Details. titanium fishing pliers Item type: fram titanium oil filter Iron/Titanium titanium granite Parts. Additional stiletto titanium hammer Information.

    RispondiElimina