- Përbërsësit
- Gjethe rrushi
- Një gotë ujë oriz
- Gjysmë kilogram qep të njoma 2 tufa nenexhik
- Spinaq dhe lakra të tjera
- Hudhra të njoma
- Piper i zi
Përgatitja
Ziejmë gjethet e rrushit deri sa të marrin valë, më pas i lemë të kullojnë. Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’i skuqur, më pas hedhim erëzat dhe lakrat e tjera dhe i trazojmë. Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë. Masës që pergatitëm do t’i hedhim një gotë ujë që të ziejë orizi. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Tani fillon procesi i mbushjes së gjetheve të rrushit. Pasi kemi përgatitur këto toptha me gjethe rrushi i vendosim në tenxhere dhe do të shtojmë pak vaj ulliri e pak ujë. Sipër aty ku janë në tenxhere i vendosim një pjatë të rëndë dhe i lemë të përgatiten.
Pasi të jenë bërë mund t’i shërbeni. Ju bëftë mirë !
0 commenti:
Posta un commento