Kek me qershi




A keni përgatitur reçel qershie per këtë vit?! Nese jo, jeni ende në kohë për të blerë aq sa duhet e për të përgatitur këtë kek të thjeshtë!






Përbërësit për tavë me diametër 24cm:

● 200g miell
● 180g sheqer
● 2 vezë + 1 verdhë
● 140g gjalpë i butë ose 120ml vaj luledielli 
● një majë thike kripë 
● lëkura e grirë e një limoni bio
● 10g sodë për ëmbëlsira 
● 350g qershi pa bërthamë

● Për të zbukuruar kekun (sipas dëshirës):
● 10 kokrra qershi me bisht 
● lëngu i gjysmë kokrre limoni
● 1 lugë sheqer

Përgatitja: ndezim furrën në temperaturën 180°C.

1.Heqim bërthamat e qershive dhe i lëmë mënjanë.

2.Në një tas hedhim miellin dhe sodën me sitë, sheqerin, kripën, vezët të përziera më parë me pirun dhe në fund, gjalpin e butë, të prerë në kubikë. I përziejmë së bashku me rrahësin elektrik për dy minuta.

3.Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell. Hedhim brumin, sipër vendosim qershitë, të gjithë sipërfaqen e spërkatim me pak sheqer (mjaftojnë 2 lugë). E pjekim në furrë për 45 minuta ose derisa të shohim që kruajtësja e dhëmbëve del e pastër kur bëjmë provën. Zbukurimi: në një tenxhere të vogël vëmë qershitë, të cilave u presim pak bishtat. Shtojmë lëngun e limonit dhe sheqerin. I lëmë të ziejnë për 2-3 minuta. Fikim zjarrin dhe qershitë i vendosim sipër kekut pasi të jetë ftohur.

Regjistrohu për Recetat më të fundit


0 commenti:

Posta un commento