Lakra turshi












Përbërësit:

30kg lakra
600gr kripë të trashë për turshi




Përgatitja:

Pasi që ti pastrojmë nga gjethet e papërdorshme, e largojmë me kujdes mbrendësinë (koqanin – pjesën e fortë nga kokrra e lakrës), pastaj boshllëkun e mbushim me një grushtë kripë. Krerët e lakrës me kripë i reshtojmë në enë të përshtatshme për turshi (fuçi – kacë 60 litërshe). Kështu të radhitura në fuçi, lakrat i lëmë për 24 orë pa ujë, pastaj sipër ua hedhim ujin e ftohtë në të cilin e kemi tretur kripën e mbetur (Ena të mbushet me ujë deri në grykë). Pas 2-3 jave lakrat thartohen dhe janë të gatshme për t’u konsumuar. Ujin e kryposur (rasojin) mund ta përdorni si pije e cila përmban vitamin C , prandaj është e shëndetshme. Rasoji bëhet mi i shijshëm nëse paraprakisht e bëjmë procesin e zbrazje-mbushjes (pasi qe thartohen lakrat, një sasi e lëngut e nxjerrim përmes qepit nga fundi i fuçisë dhe prap e hedhim sipër lakrave. Ky veprim përseritet disa herë (2 -3 herë në muaj).

Regjistrohu për Recetat më të fundit


0 commenti:

Posta un commento